Veliaj drejt lirimit/ Kreshnik Spahiu zbulon skenarin që mund t’i ndryshojë gjithçka
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Gjykata e Lartë mund të zëvendësojë masat e “arrestit me burg” me masa më të lehta sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-presidentin Ilir Meta. Spahiu e cilësoi si të paprecedentë situatën e Veliajt, i cili vijon të ushtrojë funksionet e kryebashkiakut ndërsa ndodhet në paraburgim. Sipas tij, nëse shkeljet procedurale të pretenduara janë të provuara, ato mund të përdoren si argument edhe për një kërkesë të mundshme në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. “Nëse realisht janë shkelje që janë të bazuara dhe të provuara, këto përbëjnë një bazë të mirë të argumentuar që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut t’i japë mundësinë Veliajt, kur të parashtrojë kërkesën në këtë gjykatë, që janë shkelur të drejtat e njeriut dhe të bjerë masa e sigurimit”, tha Spahiu. Ai argumentoi gjithashtu se, me përfundimin e hetimit, rreziku që Veliaj të dëmtojë provat është më i ulët. “Hetimi ka mbaruar, është shumë e vështirë që provat që janë administruar të asgjësohen nga Veliaj”, u shpreh juristi. Spahiu theksoi...
Burimi:
ntv.al