Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike

Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike

Nga Filip Çakuli Ministri i Drejtësisë shkoi në burgun e Fierit për të takuar Erion Veliajn. Sipas deklarimit të tij, vizita kishte si qëllim të shihte kushtet në të cilat mbahet kryetari i Bashkisë së Tiranës. Por, për çudi, qelinë nuk e vizitoi. Takimi u zhvillua në zyrën e drejtorit të burgut, ku ministri pa mobiliet, komoditetet dhe u bind se kushtet në burgjet tona qenkan për t’u pasur zili. Pra, një vizitë në zyrë mjaftoi për të bërë një diagnozë të përgjithshme mbi kushtet e burgjeve. Për qelinë e Veliajt, megjithatë, mbetet të presim ndonjë raport më konkret. Por, ndërsa ministri na tregon për mobiliet, Veliaj na zbulon një tjetër histori. Në një letër publike, ai pretendon se ministri nuk kishte shkuar thjesht për...