Veliaj akuzon Edi Ramën se e ka burgosur dhe e mban prej 20 muajsh në qeli
Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po bëhet gjithnjë e më e hapur. Në një video të publikuar këtë të premte, të prodhuar me inteligjencë artificiale, Veliaj ka folur për një skenar të koordinuar që, sipas tij, nisi me largimin e tij nga zyra dhe përfundoi me izolimin në qeli, ku ndodhet prej 20 muajsh. Ndonëse nuk përmendi drejtpërdrejt emra, mesazhi i Veliajt drejtohej ndaj një figure të vetme, të cilën ai e konsideron përgjegjëse për burgosjen e tij, përpjekjet për ta shkarkuar nga detyra dhe mbajtjen e tij në paraburgim përmes vendimeve të njëpasnjëshme gjyqësore. Deri më tani, ishte avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, ai që kishte deklaruar publikisht se klienti i tij dyshonte se SPAK e kishte arrestuar...
Burimi:
syri.net