Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

Vdes papritur ish e dashura e McGonigal, zbuloi detaje për aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI

Allison Guerreiro, ish-e dashura 52-vjeçare e agjentit të diskretituar të FBI, Charles McGonigal, ka vdekur në shtëpinë e saj, raporton tabloidi britanik Daily Mail. Babai i Guerreiros deklaroi se e bija është ndarë nga jeta më 27 gusht, në shtëpinë e saj në Florida, por sipas tij ajo kurrë nuk do të kishte kryer vetëvrasje. Guerreiro ishte një prej personave që zbuloi informacione që çuan në dënimin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI në Nju-Jork, duke dhënë detaje për aktivitetet e paligjshme të tij, ryshfeteve që merrte dhe bashkëpunimin me një oligark rus. Ish-agjenti i lartë i FBI-së është dënuar në dy procese të ndryshme gjyqësore në SHBA, duke marrë gjithsej dy dënime të veçanta me burg për shkak të lidhjeve të tij të paligjshme...