Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollit, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim për vdekjen e 25-vjeçares. Fizi dyshohet se ka pasur përgjegjësi në ngjarjen që çoi në vetëvrasjen e Nikollit. Xhuana Nikolli u vetëhelmua me fostoksinë mëngjesin e 10 marsit 2026, në banesën me qira në Tiranë ku jetonte. Ajo u dërgua në spital, por ndërroi jetë më pas në QSUT. Sipas raportimeve, rreth orës 07:00, pasi shoqja e saj ishte larguar për në punë, Xhuana dyshohet se konsumoi fostoksinë. Më pas ajo kontaktoi me telefon një nga motrat që jetonte në Angli dhe i tregoi çfarë kishte bërë. Çifti ishte martuar në vitin 2025, por martesa zgjati vetëm rreth 3 muaj, përpara se të ndaheshin. Sipas hetimeve, dyshohet se...