‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

Hakerët pro-rusë të grupit “Noname057(16)” kanë publikuar një listë me 18 persona që i konsiderojnë “qytetarë armiqësorë ndaj Federatës Ruse”, mes të cilëve zyrtarë të lartë italianë, drejtues të policisë, prokurorë dhe ekspertë të sigurisë kibernetike. Në listë përfshihen edhe ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri italian, Antonio Tajani, drejtori i Policisë Postare, Ivano Gabrielli, si dhe kryeprokurori i Romës, Francesco Lo Voi. Fushata e hakerëve nisi rreth datës 20 tetor, në të njëjtën periudhë kur në Itali mbërritën emaile kërcënuese për vendosjen e bombave në dhjetëra shkolla dhe në një avion të kompanisë Ryanair që fluturonte nga Letonia drejt Romës. Në subjektin e mesazheve ishte shkruar “Vdekja është afër”, ndërsa ato ishin dërguar përmes një adrese të rreme, që paraqitej si pjesë e Ministrisë së...