Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai
Dy mjekë janë arrestuar nga Policia e Athinës në kuadër të hetimit për vdekjen e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis. Arrestimi i tyre erdhi pas përfundimit të kontrolleve në qendrën private mjekësore në rrugën Karneadou, në Kolonaki, ku këngëtari pësoi arrest kardiak më 9 shtator. Sipas informacioneve të bëra publike nga autoritetet greke, ndaj dy mjekëve është ngritur dosje për veprën penale të ekspozimit me pasojë vdekjen. Pas arrestimit, ata pritet të dalin para prokurorit kompetent, i cili do të vlerësojë provat e mbledhura deri tani dhe do të vendosë për hapat e mëtejshëm procedurale. Në këtë fazë të hetimit, në dosje nuk është përfshirë ende raporti mjekoligjor. Autopsia pritet të kryhet më 11 shtator, në prani edhe të ekspertit teknik të kërkuar nga...
Burimi:
javanews.al