Vazhdon restaurimi i Teatrit Kombëtar, investimi tejkalon 7 milionë euro

Vazhdon restaurimi i Teatrit Kombëtar, investimi tejkalon 7 milionë euro

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka vizituar Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku po vazhdojnë punimet e restaurimit të ndërtesës. Përmes një postimi, Bogujevci ka bërë të ditur se procesi po zhvillohet me dinamikë të lartë, në bashkëpunim me ekipin e menaxhimit të kontratës dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës, të angazhuar në hartimin e projektit dhe mbikëqyrjen e punimeve. Ajo ka theksuar se vëmendje e veçantë po i kushtohet profesionalizmit dhe respektimit të kërkesave për konservimin e ndërtesës, me synimin që të ruhen vlerat historike të saj. Investimi, që kap vlerën e mbi shtatë milionë eurove, synon krijimin e kushteve të përshtatshme për artistët, stafin dhe publikun, duke ruajtur njëkohësisht karakterin historik të Teatrit Kombëtar të Kosovës./KultPlus.com