Vazhdojnë kundërshtimet për projektligjin për kinematografinë/ Joni Shanaj: Buxhetet tona sa vijnë e ulen, nuk të pyesin fare

Vazhdojnë kundërshtimet për projektligjin për kinematografinë/ Joni Shanaj: Buxhetet tona sa vijnë e ulen, nuk të pyesin fare

Disa kineastë kundërshtojnë ashpër projektligjin e ri për kinematografinë dhe audiovizualin. Një ndër zërat më të fortë kundër draftit është regjisori Joni Shanaj, i cili shprehet se nuk ndihet i përfaqësuar nga projektligji i ri. Shanaj thekson se, duke qenë se projektligji prek Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK) dhe të gjithë aktivitetin kinematografik, autorët krijues duhet të ishin pjesë e procesit të konsultimit. “Duke qenë se ligji prek QKK, prek të gjithë aktivitetin kinematografik, nuk është bërë asnjë konsultë me autorët krijues.” Regjisori i referohet ligjit aktual, të hartuar në vitin 1996 nga ministri i atëhershëm i Kulturës, regjisori Dhimitër Anagnosti, duke theksuar se ai ka në fokus autorin. Sipas Shanajt, ligji i ri e nënvlerëson krijuesin dhe cenon të drejtat e tij morale dhe...