Varreza masive në Zubin Potok, arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë!

Varreza masive në Zubin Potok, arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë!

Një person është arrestuar për krime lufte dhe është dërguar në ndalim për 48 orë, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës. I dyshuari, R.K., u arrestua në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për krime lufte në Zubin Potok. Ai dyshohet për veprën penale: “Krime lufte kundër popullatës civile”. Në tri varreza masive në këtë komunë në veri të Kosovës, janë gjetur mbetjet mortore të së paku 23 personave. Lidhur me gjetjen e varrezave masive, autoritetet më herët kanë njoftuar për arrestimin e tre personave të tjerë, të cilët gjenden në paraburgim. Prokuroria Speciale tha se brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit edhe për R.K. Në Kalludër të Vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut, gërmimet nisën në korrik dhe më 21...