Vapë përvëluese dhe shi në të njëjtën ditë, si do të jetë moti sot në Shqipëri

Vapë përvëluese dhe shi në të njëjtën ditë, si do të jetë moti sot në Shqipëri

Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet kodrinore – malore të territorit. Vranësirat e dendura në relievet kodrinore – malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 7m/s. Valëzimi në det i forcës 1-2 ballë.