Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Ngjarja e rëndë dhe misterioze që ka tronditur Athinën, po hetohet nga policia pasi trupi i pajetë i një vajze të re u gjet brenda një valixheje të braktisur në zonën e Agios Panteleimonas. Zbulimi makabër është bërë të dielën, më 8 nëntor, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së saj. Sipas mediave greke, valixhja u gjet në kryqëzimin e rrugëve Alkamenous dhe Charissis, pasi një 29-vjeçar, emigrant i huaj njoftoi policinë për erën e rëndë që vinte prej saj. Efektivët që mbërritën në vendngjarje kontrolluan valixhen dhe zbuluan brenda saj një trup të pajetë në gjendje të avancuar dekompozimi. Nga vlerësimet paraprake të ekspertit mjekoligjor, dyshohet se viktima është një vajzë me origjinë afrikane, e moshës 17 deri...