Valë vjedhjesh të banesave e bizneseve në Orikum dhe Dukat, banorët të alarmuar kërkojnë ndërhyrjen e Policisë: Jemi të terrorizuar!
Banorët e Orikumit dhe Dukatit denoncojnë se prej ditësh banesat dhe bizneset po bëhen objekt i grabitjeve, ndërsa autorët, sipas tyre, veprojnë të maskuar dhe kryesisht në orët e natës. Një nga rastet më të rënda është shënuar më 16 shtator në Dukat, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë ndërsa brenda ndodheshin banorë, duke marrë sende me vlerë dhe më pas edhe automjetin. Më 1 tetor, një tjetër rast është raportuar në Orikum, ku autorët kanë hyrë dhe kanë vjedhur një dyqan cigaresh. Ndërkohë, banorët flasin edhe për raste të tjera vjedhjesh më të vogla në Dukat. Denoncime për vjedhje banesash kanë mbërritur edhe nga fshati Kaninë, por për këto raste ende nuk ka të dhëna të plota se sa banesa janë...
Burimi:
javanews.al