Vajza e dëshmorit Lec Gradica: Babi im dha jetën për një Kosovë ku e vërteta të mos frikësohet
Lavdie Gradica, vajza e dëshmorit dhe mjekut të luftës, Dr. Lec Gradica, ishte e pranishme në protestën “Jo në emrin tim”, e zhvilluar sot në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Gjatë fjalës së saj para protestuesve, Gradica tha se pjesëmarrësit e respektojnë drejtësinë, por kërkojnë që ajo të jetë e drejtë dhe e barabartë. Ajo theksoi se qëndrimi i tyre nuk lidhet me kërkesën për hakmarrje, por me bindjen se proceset gjyqësore duhet të zhvillohen mbi bazën e drejtësisë dhe së vërtetës. Në fjalën e saj, Lavdie Gradica solli në vëmendje edhe kontributin e babait të saj, Dr. Lec Gradica, dhe rolin e tij në shërbim të popullit të Kosovës gjatë luftës. “Babai im ishte mjek në luftë. Ishte aty...
Burimi:
ntv.al