“Vajtoj për ata që u vranë!”- Kreu i OKB i shqetësuar, Guterres: Armëpushimi në Gaza duhet të bëhet i përhershëm!

“Vajtoj për ata që u vranë!”- Kreu i OKB i shqetësuar, Guterres: Armëpushimi në Gaza duhet të bëhet i përhershëm!

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për zbatimin e një “armëpushimi të përhershëm” në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit, në prag të përvjetorit të sulmit të 7 tetorit 2023. “Është koha për ta bërë armëpushimin të përhershëm. Është koha për të lejuar ndihmë humanitare në shkallë të gjerë. Është koha për të mbështetur ligjin ndërkombëtar”, tha Guterres në një mesazh të publikuar përpara përvjetorit të sulmit. Ai theksoi nevojën për ndërtimin e një rruge politike drejt një paqeje të qëndrueshme në të gjithë rajonin. “Ne duhet të ndërtojmë një rrugë politike drejt paqes së qëndrueshme në të gjithë rajonin. Kombet e Bashkuara mbeten të palëkundura në angazhimin e tyre ndaj këtij imperativi”, u shpreh kreu i OKB-së....