US Open: Alcaraz eliminohet pas 4 orësh lojë, Sabalenka dhe Pegula sigurojnë gjysmëfinalet
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz i ka thënë lamtumirë grand slam-it të US Open pas humbjes 3-2 në çerekfinale ndaj amerikanit Ben Shelton (6-7, 6-1, 6-3, 1-6, 7-6). Një ndeshje që zgjati 4 orë e 28 minuta dhe që u mbyll në orën 3 të mëngjesit në Nju Jork. Për Ben Shelton, atualisht numri 9 në botë, kjo është hera e dytë që shkon në gjysmëfinalen e turneut të shtëpisë. Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë patrioti i tij Frances Tiafoe, që mundi po 3-2 amerikanin tjetër Alex Michelsen (5-7, 3-6, 7-5, 6-3, 7-6). Te femrat, numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, fitoi 2-1 (7-6, 3-6, 7-6) ndaj çekes Linda Noskova. Një ndeshje ku Sabalenka vuajti shumë dhe arriti të triumfojë dy herë...
Burimi:
telesport.al