URSULA NE TIRANE, SJELL PLANIN E ANETARESIMIT
Ursula von der Leyen vjen sot, 30 shtator, në Tiranë, në nisje të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Vizita është pjesë e një turi që përfshin Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Pse vjen në Tiranë? Negociatat e anëtarësimit në BE – në fokus janë hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit dhe progresi në procesin negociator. Integrimi gradual në BE Brukseli synon të përshpejtojë përfshirjen graduale të vendeve të Ballkanit Perëndimor në politikat dhe mekanizmat europianë. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor – kjo është një tjetër pikë e rëndësishme e turit, bashkë me projektet e financuara nga BE-ja. Takimet me drejtuesit shqiptarë – në Tiranë von der Leyen do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama....
Burimi:
ntv.al