“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!
Deputetja demokrate Ina Zhupa shprehet e bindur se kjo vjeshtë e gjen opozitën në një situatë ndryshe nga vitet e mëparshme, me më shumë mundësi për bashkim dhe mobilizim qytetar. E ftuar në emisionin “Çdo Kënd” me Meritа Haklajn, Zhupa deklaroi se këtë herë protestat nuk janë thjesht një nismë e Partisë Demokratike, por po marrin formën e një reagimi më të gjerë opozitar dhe qytetar. “Këtë vjeshtë, ndryshe nga vjeshtat e tjera, kemi të bëjmë për herë të parë jo me një nevojë të Partisë Demokratike për të thirrur një protestë me logon dhe flamurin e saj, por me një opozitë të madhe që bashkohet. Qytetarët janë të vetëdijshëm për të keqen e madhe të këtij vendi, për Edi Ramën, dhe mendoj se kjo...
Burimi:
javanews.al