Urdhri i Ramës/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet
Kanë nisur këtë të premte (4 shtator) në Qarkun e Korçës takimet me qytetarët në kuadër të platformës “Besa”, ku deputetët socialistë kanë hapur dyert për të dëgjuar nga afër problematikat dhe shqetësimet e banorëve. Në Pogradec, qytetarët janë pritur nga deputeti Bledi Çomo. Sipas informacioneve, pjesa më e madhe e shqetësimeve të paraqitura lidhej me pensionet, infrastrukturën rrugore dhe çështjet e pronësisë. Disa prej qytetarëve janë shprehur se këto probleme i kanë ngritur prej vitesh pa gjetur zgjidhje, ndërsa tashmë po tentojnë sërish t’i adresojnë përmes takimeve me deputetët. Takimet janë zhvilluar paralelisht në disa zona të qarkut. Në Drenovë qytetarët janë pritur nga deputetja Besa Spaho, në Korçë – Rajoni 2 nga deputetja Romina Kuko, në Miras nga deputeti Genti Lakollari, në Pogradec...
Burimi:
javanews.al