Unioni Turistik Shqiptar reagon për protestat: Qeveria të hapë dialogun, dhuna rrezikon turizmin

Unioni Turistik Shqiptar reagon për protestat: Qeveria të hapë dialogun, dhuna rrezikon turizmin

FOTO NGA PROTESTA E STUDENTEVE NE TIRANE TIRANË- Unioni Turistik Shqiptar ka reaguar për protestat e zhvilluara në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, duke kërkuar uljen e tensioneve dhe nisjen e dialogut mes qeverisë dhe studentëve. Në deklaratën unionit paralajmëron se pamjet e përplasjeve dhe pasiguria mund të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në mediat ndërkombëtare, besimin e turistëve dhe marrëdhëniet me operatorët e huaj. Organizata shpreh mbështetje për shqetësimet e të rinjve, duke theksuar se turizmi ka nevojë për profesionistë të rinj dhe se krijimi i kushteve për ta qëndruar në Shqipëri është i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit. Njëkohësisht, Unioni dënon përdorimin e pajustifikuar ose joproporcional të forcës nga policia dhe u bën thirrje protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të tubimeve, duke shmangur...