UNESCO paralajmëron për rrezikun e zhdukjes së trashëgimisë audiovizive
Filma të vjetër, regjistrime zanore dhe dëshmi historike rrezikojnë të humbasin përgjithmonë, ndërsa UNESCO bën thirrje për mbrojtjen urgjente të trashëgimisë audiovizive, e cila ruan kujtesën, kulturën dhe identitetin e shoqërive. Në Ditën Botërore të Trashëgimisë Audiovizive, që shënohet më 27 tetor, organizata ndërkombëtare vë në pah rëndësinë e ruajtjes së materialeve që dokumentojnë jetën e brezave të kaluar. Me temën “Dritarja juaj drejt botës”, shënimi i këtij viti thekson rolin e filmave dhe regjistrimeve zanore në lidhjen mes kulturave dhe përcjelljen e kujtesës kolektive. Këto materiale përmbajnë shumë më tepër sesa imazhe dhe tinguj. Ato ruajnë muzikën, gjuhët, fjalimet, lajmet dhe dëshmitë e ngjarjeve që kanë ndikuar në zhvillimin e shoqërive, duke u mundësuar brezave të rinj të njohin më nga afër të kaluarën....
Burimi:
kultplus.com