“Unë gjithmonë mendoj se jam më i miri”/ Mbappé sfidon të gjithë, synon topin e artë

“Unë gjithmonë mendoj se jam më i miri”/ Mbappé sfidon të gjithë, synon topin e artë

Kylian Mbappé nuk e fsheh më ambicien për të fituar për herë të parë në karrierë Topin e Artë. Sulmuesi i Real Madridit beson se këtë vit ka një mundësi reale për të triumfuar në garën individuale më prestigjioze të futbollit, edhe pse vendimi përfundimtar u takon gazetarëve që votojnë. 27-vjeçari vjen në këtë garë me një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin individual. Me fanellën e Real Madridit, Mbappé realizoi 42 gola në 44 ndeshje, ndërsa në Kupën e Botës fitoi Këpucën e Artë me 10 gola. Me këto realizime, francezi e çoi në 22 numrin e golave të shënuar në historinë e tij në turneun më të madh të futbollit. Megjithatë, në aspektin ekipor, sezoni nuk ishte i njëjtë, pasi Real Madridi nuk arriti...