Zhaku hap zemrën në Ferma VIP: U vesha me të zeza ditën e martesës, djalin e kam autik
Inida Gjata, e njohur për publikun si Zhaku, është bërë pjesë e reality show-t Ferma VIP, ku që në hyrje ka tërhequr vëmendje për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse. Gjatë ditës së sotme, teksa ndodhej në oborr me Mozën dhe Kostanën, Zhaku ka ndarë një rrëfim emocional për jetën e saj personale, duke hapur një kapitull të ndjeshëm për publikun dhe banorët e tjerë. Ajo ka treguar se pas 15 vitesh martesë ndodhet në prag të divorcit, duke theksuar se marrëdhënia nuk ka funksionuar më dhe se aktualisht ndihet më e qetë duke qenë vetëm dhe e lirë. “Unë vetëm jam rehat fare. Do bëj ndarjen e kujdestarisë dhe të gjitha, rregullohen me gjyq. Çe dua të rri në një martesë që...
Burimi:
ntv.al