Zbulohet ambienti nëntokësor ku rritej kanabisi/ Kultivim droge pas kotecit të pulave, arrestohet një person…
Një ambient i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike, i fshehur poshtë një koteci shpendësh në fshatin Vreshtas të Bashkisë Maliq, është zbuluar nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, duke çuar në arrestimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Sipas organit të akuzës, në pranga është vënë shtetasi me iniciale K.L., i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndërsa një tjetër person po kërkohet për disa vepra penale. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, pas hetimeve të kryera me metoda proaktive. Gjatë kontrolleve, hetuesit zbuluan një ambient të ndërtuar në mënyrë të fshehtë...
Burimi:
sot.com.al