“Vetëm 5 sekonda për të kaluar kontrollin”, gazetari britanik “habitet” në Rinas: Në Milano ishte…

“Vetëm 5 sekonda për të kaluar kontrollin”, gazetari britanik “habitet” në Rinas: Në Milano ishte…

Gazetari britanik Simon Calder, në një artikull për The Independent, i kushton disa rreshta aeroportit të Tiranës, ku shpreh vlerësimin për shpejtësinë dhe efikasitetin e procedurave të kontrollit kufitar. Ai thekson se në dalje nga Shqipëria, kontrolli i pasaportës zgjat vetëm pak sekonda, duke e bërë eksperiencën shumë më të lehtë krahasuar me aeroporte të tjera evropiane. “Në aeroportin e Tiranës fundjavën e kaluar, kontrolli i pasaportës për daljen zgjati pesë sekonda. Udhëtarët britanikë, së bashku me qytetarë të BE-së dhe disa kombësi të tjera, ftohen të përdorin portat elektronike. Mund të dalësh nga kryeqyteti shqiptar aq shpejt sa të thuash ‘Mos buzëqesh, të lutem’ (buzëqeshja, siç mund të ndodhë pas një qëndrimi në këtë vend miqësor dhe të përballueshëm, prish softuerin e njohjes së fytyrës).”, shkruan...