Vasili: Porti i ri i Durrësit, një ‘kotec’ korruptiv, provë e tradhtisë së rëndë kombëtare të Ramës dhe çështje kryesore për opozitën

Vasili: Porti i ri i Durrësit, një ‘kotec’ korruptiv, provë e tradhtisë së rëndë kombëtare të Ramës dhe çështje kryesore për opozitën

Nga Petrit Vasili Është e qartë për të gjithë, ashtu siç e kemi paralajmëruar prej kohësh, se porti i ri i Porto Romanos do të jetë një ‘kotec’ qesharak dhe jo porti kryesor i Shqipërisë dhe porta hyrëse e Korridorit të Tetë. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka argumentuar në mënyrë shkatërruese, me fakte absolutisht të pakundërshtueshme, se jemi përpara një dëmi me përmasa të frikshme ekonomike, si dhe humbjes reale të Portit të Durrësit, me pasoja që mund të zgjasin deri në 100 vite. Interesat kombëtare të Shqipërisë janë shitur shumë keq nga Edi Rama, sepse ky port është kaq i vogël dhe kaq i pamjaftueshëm sa që nuk i hyn në punë askujt, përveç atyre tek të cilët Rama ka shitur interesat e vendit....