Ushtarët e Ballukut rrëzojnë SPAK-un me 82 vota
Me 82 vota pro maxhoranca u bë mburojë e Belinda Ballukut duke rrëzuar sot në Kuvend kërkesën e SPAK për t’I hapur rrugë arrestimit të saj pasi është në hetim në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal. 82 votave iu bashkuan votat e PSD-së së Tom Doshit, ndërsa në sallë munguan deputetët Fatmir Xhafaj, Elisa Spiropali, Blendi Gonxhe, Eduard Shalsi e Belinda Balluku. Menjëherë pas votimit, deputetë të opozitës, kanë nisur të godasin tavolinën. Lajmi ne perditesim...
Burimi:
syri.net