SPECIALE/ Sot nis Kupa e Botës 2026: Në Meksikë zhvillohet ceremonia e parë e hapjes, ja të veçantat dhe surprizat

SPECIALE/ Sot nis Kupa e Botës 2026: Në Meksikë zhvillohet ceremonia e parë e hapjes, ja të veçantat dhe surprizat

Kupa e Botës 2026 fillon zyrtarisht sonte me ndeshjen hapëse midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Ndeshjes do t’i paraprijë ceremonia e hapjes në stadiumin Azteca, por kjo s’do të jetë ceremonia e vetme. Ceremonia do të zhvillohet gjithashtu më 12 qershor në Toronto, për ndeshjen e parë të Kanadasë dhe në Los Angeles, para debutimit të Shteteve të Bashkuara. Shakira do të këndojë himnin e Kupës së Botës Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në stadiumin historik Azteca, i pari në histori që do të presë tre ndeshje hapëse të Kupës së Botës (pas edicionit të vitit 1970 dhe edicionit të vitit 1986). Pika kulmore e eventit para ndeshjes do të jenë Shakira dhe Burna Boy, të cilët do të interpretojnë “Dai Dai”, kënga...