Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

Qeveria serbe ka vendosur të ndërhyjë fort në tregun e karburanteve duke ulur me 40 për qind akcizën e naftës për të frenuar rritjen e frikshme të çmimeve në pika e furnizimit. Presidenti Aleksandar Vuçiq njoftoi se ky vendim synon të garantojë sasi të mjaftueshme karburanti dhe kontroll mbi kostot që rëndojnë xhepat e qytetarëve. “Ne po heqim dorë thuajse tërësisht nga të hyrat tona që të mbrojmë buxhetin e familjeve për sa kohë kemi rezerva të mëdha”, deklaroi kreu i shtetit serb pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. Sipas Vucic, Serbia arkëton 2 miliardë euro për buxhetin nga akciza në naftë, njëherësh e ardhura më e madhe nga akciza. Një javë më parë Serbia veçse e ka zvogëluar akcizën në produktet e naftës për...