Rrezikuan të mbyteshin në det/ Policia shpëton 5 turistë suedezë në Ksamil
Pesë turistë suedezë kanë rrezikuar të mbyteshin në det në Ksamil, por ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare ka bërë të mundur shpëtimin e tyre. Ngjarja u konstatua gjatë patrullimit në hapësirën detare të Ksamilit, ku efektivët vunë re një mjet lundrues tip pedalon me pesë shtetas të huaj në bord. Turistët kishin kërkuar ndihmë, pasi mjeti ndodhej në vështirësi dhe ekzistonte rreziku që të mbyteshin. Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë duke u dhënë ndihmën e nevojshme turistëve, ndërsa tërhoqën pedalonin dhe e shoqëruan drejt bregut. Të pesë turistët u nxorën në breg në mënyrë të sigurt dhe, fatmirësisht, rezultuan në gjendje të mirë shëndetësore. Pas shpëtimit, turistët suedezë falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për...
Burimi:
sot.com.al