Rama me fermerët: Përthithni financimet, duhen projekte! Plotësoni kushtet e BE, bashkitë t’iu vijnë në ndihmë…

Rama me fermerët: Përthithni financimet, duhen projekte! Plotësoni kushtet e BE, bashkitë t’iu vijnë në ndihmë…

Fermerët nuk duhet të presin vetëm nga buxheti i shtetit, por duhet të ngrihen në lartësinë e duhur për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian apo kredia me garancinë sovrane prej 250 mln eurosh që u është vënë në dispozicion. Thirrjen e bëri vetë kreu i qeverisë, Edi Rama dje gjatë një takimi me fermerë në zonën e Divjakës. “Duhet që secili të informohet dhe të bëjë gati atë që duhet për të marrë më shumë financim. Më shumë financim nuk vjen nga buxheti, vjen nga linja e kredisë së Bankës së Greqisë, nga Banka e Zhvillimit, Agrokrediti, fondet e BE. Të gjitha këto duan projekt. Po s’e tregove dhe po s’the urdhëro, ky është projekti dhe kështu do të nxjerr fitim e do...