Publikohet formacioni zyrtar i finales së Champions League, Arteta ul në stol Gykores dhe çudit me vendosjen
Pak para rënies së bilbilit të parë në “Puskás Aréna”, Paris Saint-Germain dhe Arsenal kanë publikuar njëmbëdhjetëshet zyrtare për finalen e madhe të UEFA Champions League. Trajneri i PSG-së ka përzgjedhur rreshtimin klasik 4-3-3, ku sulmi udhëhiqet nga treshja e rrezikshme Dembélé, Kvaratskhelia dhe Doué, të mbështetur nga një mesfushë solide me Vitinha-n, João Neves dhe Fabian Ruiz. Nga ana tjetër, Arsenali i përgjigjet me një skemë 4-2-3-1. Në mungesë të Ben White të dëmtuar, mbrojtja përbehet me Saliba dhe Gabriel, ndërsa reparti i avancuar i besohet dyshes Saka dhe Trossard, me Havertz në majë të sulmit. Gjithçka është gati për natën më të rëndësishme të futbollit europian!
Burimi:
sportekspres.com