Protesta e Berishës/ Spahiu: Strategjia e PD-së nuk është rrëzimi i Ramës, por monopoli opozitar
Juristi Kreshnik Spahiu mendon se qëllimi i kryedemokratit Sali Berisha nuk është rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Duke komentuar protestën e 17 prillit të PD-së, Spahiu tha se kishte një numër të ulët pjesëmarrësish. Sipas Spahiut, kur protestat e opozitës vijnë duke u rrudhur e dobësuar, vetëm sa e forcojnë kundërshtarin politik, në rastin konkret PS-në dhe kryeministrin Rama. “Mesa duket, e gjithë analiza e një proteste tregon qartë tashmë që qëllimi i Berishës nuk është rrëzimi i Ramës nga pushteti, përkundrazi. Nëse një protestë dështon me dhjetëra herë, nëse një protestë vjen duke u rrudhur, atëherë nuk bën gjë tjetër veçse e forcon kundërshtarin. Kundërshtari merr fuqi me gjithë dobësitë që ka. Sot nuk flitet më për zgjedhje të parakohshme,...
Burimi:
javanews.al