“Presim spektakël të nivelit të lartë”, Kompani komenton shortin kundër Realit: Edhe tifozët neutralë do t’i shijojnë këto dy ndeshje

“Presim spektakël të nivelit të lartë”, Kompani komenton shortin kundër Realit: Edhe tifozët neutralë do t’i shijojnë këto dy ndeshje

Bajerni i Mynihut do të përballet me Realin e Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Një finale e parakohshme që do të nxjerrë jashtë garës për trofeun një ekip me traditë në Europë. Vinsent Kompani është shprehur së pret spektakël nga kjo sfidë. “Gjithçka është e madhështore midis këtyre dy klubeve. Nuk ka rëndësi se kush është më i mirë në këtë moment. Historia e të dyja ekipeve, thellësia e talentit, është e gjitha e jashtëzakonshme. Presim një spektakël absolutisht të nivelit të lartë. Shpresoj që edhe tifozët neutralë t’i shijojnë këto dy ndeshje. Sigurisht, në fund të fundit duam të fitojmë dhe të avancojmë në fazën tjetër”, ka thënë Vinsent Kompani./Sport Ekspres/