‘Përdhosja e flamurit, një sinjal alarmi’/ Incidenti pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Komuniteti Hebraik në Shqipëri

‘Përdhosja e flamurit, një sinjal alarmi’/ Incidenti pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Komuniteti Hebraik në Shqipëri

Komuniteti Hebraik Shqiptar ka reaguar pas heqjes së flamurit të Izraelit pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Në një deklaratë zyrtare, komuniteti e cilëson ngjarjen si një “sinjal alarmi” dhe një akt që tejkalon kufijtë e protestës, duke e konsideruar si gjuhë urrejtjeje dhe antisemitizëm. Sipas deklaratës, përdhosja e një simboli shtetëror dhe thirrjet kundër Izraelit cenojnë kulturën e tolerancës dhe historinë e Shqipërisë, e cila sipas komunitetit ka një traditë të mbrojtjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Komuniteti Hebraik Shqiptar u ka bërë thirrje institucioneve që të hetojnë ngjarjen dhe të identifikojnë autorët, ndërsa ka kërkuar nga politika, media dhe shoqëria civile të refuzojnë çdo formë të gjuhës së urrejtjes. Deklarata e plotë: Komuniteti Hebraik Shqiptar shpreh tronditjen, indinjatën...