PD bojkotoi Parlamentin/ Salianji: Berisha ka zgjedhur t’i shërbejë deri në fund Ramës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka sulmuar kreun e PD, Sali Berisha, duke e akuzuar se me vendimin për të bojkotuar seancën e sotme parlamentare i ka shërbyer kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se në ditën kur qytetarët protestojnë para Kuvendit, Berisha duhej të përballej politikisht me mazhorancën në Parlament. Ai kritikon gjithashtu mënyrën se si po drejtohet Partia Demokratike, duke akuzuar Berishën për përjashtimin e figurave me kontribut dhe për mosrespektimin e votës së demokratëve në përbërjen e Kryesisë. “Sali Berisha ka zgjedhur t’i shërbejë deri në fund Edi Ramës. Ditën kur qytetarët protestojnë përballë Parlamentit, në vend që të përballet me Edi Ramën dhe të jetë mburojë politike për protestuesit, ai braktis Parlamentin dhe largohet. Në...
Burimi:
ntv.al