Orges Shehi thyen rekordin/ Prishtina gati t’i dorëzojë çelësat e projektit 3-vjeçar, zbulohet shifra marramendëse
Eksodi i trajnerëve nga Shqipëria drejt Kosovës nuk është më një rastësi, por një trend i kthyer në garanci suksesi. Klubeve kosovare nuk u mjafton më vetëm dëshira; ato kërkojnë disiplinën taktike dhe përvojën nën presion që ofrojnë teknikët e Superiores. ANALIZA / Paradoksi i Ligjit të Sponsorizimeve: Pse Kosova paguan 110 mijë € dhe Shqipëria “numëron qindarkat”? Diferenca e frikshme financiare që lejon Prishtinën apo Shkëndijën të ofrojnë rroga që në Shqipëri nuk i merr asnjë trajner (përveç rasteve të rralla të ndonjë investitori të vetmuar), fshihet pas një vendimi politik dhe ekonomik: Ligji i Sponsorizimeve. Kosova: Parajsa e Sportit (Nga viti 2017) Kosova e futi në fuqi Ligjin për Sponsorizime që në vitin 2017, duke e aplikuar me rregullore të rrepta në vitet...
Burimi:
top-channel.tv