“Nuk pendohem që zgjodha Marokun”, sot mund të festonte me Francën dhe të luante në gjysmëfinale por nuk është bërë pishman
Një nga zbulimet e mëdha të këtij Botërori, Ayyoub Bouaddi, deri pak para se të fillonte kompeticioni, luante për moshat e Francës, ka arritur deri tek U-21, por iu përgjigj direkt pozitivisht ftesës së Marokut, për të përfaqësuar vendin e tij të origjinës, edhe pse vetë ka lindur në Francë. Pavarësisht, se sot mund të ishte pjesë e kombëtares franceze dhe të shkonte deri në gjysmëfinalet e Botërorit, ai nuk pendohet aspak që zgjodhi Marokun para Francës. “Nuk pendohem aspak që zgjodha Marokun. Jam shumë krenar që mora këtë vendim. Ishte një zgjedhje e bërë me zemër dhe jam shumë krenar që përfaqësoj Marokun”, tha Bouaddi. Ndërkohë, në lidhje me humbjen 2-0 ndaj Francës, Bouaddi shtoi se ata u përballën me një kundërshtarë të shkëlqyer,...
Burimi:
telesport.al