“Mazhoranca bën propagandë”/ Procesi i integrimit, reagon Boçi: Qeveria po deformon realitetin për në BE

“Mazhoranca bën propagandë”/ Procesi i integrimit, reagon Boçi: Qeveria po deformon realitetin për në BE

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në nje studio televizive, ka folur mbi situatën e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe diskutimet në Kuvend për projekt-rezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Boçi u shpreh kritik ndaj qeverisë, duke deklaruar se arsimi në vend ndodhet në “nivele mjerane” dhe se Shqipëria nuk përmbush standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. “Në raport me arsimin jemi në nivele mjerane, nuk përmbushim asnjë kusht. BE kërkon që kërkimi shkencor të financohet me 3% të PBB-së, ndërsa ne jemi realisht në 0.06%,” tha ai. Sipas tij, raportet e qeverisë nuk pasqyrojnë realitetin dhe përdoren për qëllime politike. “Kur kemi një raport të qeverisë që nuk pasqyron realitetin, nuk është i dobët,...