Llafe grash te çesma e fshatit/ Kikia: Fundi i Ramës po matet me kilometra, jo me orë…
Gazetari Mentor Kikia analizoi situatën politike në vend duke theksuar se rënia e qeverisë nuk është një proces që matet me kohë të shpejtë, por me ‘kilometra’ të mbushur me pengesa politike dhe institucionale. Sipas tij, retorika për ‘fundin e afërt’ të qeverisë është përdorur shpesh, duke rritur pritshmëri të menjëhershme që më pas janë kthyer në zhgënjim. Kikia nënvizoi se përpjekjet e kryeministrit për të kompensuar erozionin e brendshëm përmes politikës së jashtme dhe situata e rënduar me drejtësinë janë dy tregues kryesorë se qeveria ndodhet në një fazë fundore, por pa një afat të saktë se kur ky proces do të përmbyllet. Mentor Kikia: Pa pyetur shkohet për një orë me këmbë, me vrap, me makinë, me avion. Ndërkohë që këtë distancën për të...
Burimi:
ntv.al