“Kush cënon ligjin, do të…/ Ngjarja në Zvërnec dhe ristrukturimi i Policisë në Vlorë, Hita: Nisëm menjëherë hetimet
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita ka mbajtur një konferencë për shtyp në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Fjala e tij u fokusua lidhur me ngjarjen në Zvërnec dhe masat për ristrukturimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. “Policia e shtetit ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar standardet e duhura. Në orët e para pas ngjarjes u nisën procese hetimore dhe administrative dhe sot prezantova drejtuesin e ri në Vlorë”, tha ai. Gjithashtu gjatë fjalës së tij, ai u shpreh i qartë se kushdo që shkel ligjin do të përballet me ndëshkim. “Rezultate përfundimtare të hetimeve do t’i bëhen të njohura opinionit publik më vonë. Policia e Vlorës duhet të jetë e hapur. Parandalimi i ngjarjeve...
Burimi:
sot.com.al