Kualifikueset e Botërorit 2027 / Mbështetje për vajzat kuqezi në Pragë, ambasadori takon ekipin
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Pragë në kuadër të ndeshjes ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027. Skuadra kuqezi është akomoduar në kryeqytetin çek dhe po vijon përgatitjet për sfidën e rëndësishme të së premtes. Gjatë qëndrimit në Pragë, ekipi dhe stafi kuqezi u vizituan në hotel nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Çeki, Sh.T.Z. Ilir Tepelena. Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Tepelena i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar në Pragë dhe shprehu mbështetjen e tij për Kombëtaren, duke i uruar vajzave kuqezi suksese në përballjen e ardhshme. Kombëtarja do të zhvillojë pasditen e sotme seancën zyrtare stërvitore, ndërsa nesër do të përballet me Çekinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027 për...
Burimi:
sportiim.al