Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, e rëndësishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Asamblesë Kombëtare të Francës, të kryesuar nga Kryetari, z. Pieyre-Alexandre Anglade. Në takim u diskutuan dinamikat aktuale në kuadër të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit dhe besueshmërisë së procesit të anëtarësimit. Ministri Hoxha rikonfirmoi angazhimin dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të përmbushur reformat dhe për të avancuar pa asnjë mëdyshje në rrugën e saj drejt së ardhmes evropiane. “Me një plan të qartë, rezultate konkrete dhe ambicien për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade, Shqipëria është e vendosur të shfrytëzojë këtë dritare historike mundësie, duke kontribuar njëkohësisht në një Evropë më të fortë, më...
Burimi:
vizionplus.tv