Fenomeni “El Niño” pritet të prekë edhe Shqipërinë, verë përvëluese dhe rrezik përmbytjesh në vjeshtë!
Mund të mendohet se ndodh larg Shqipërisë dhe nuk na prek, por nuk është kështu. Fenomeni El Niño, që zhvillohet për shkak të ngrohjes së sipërfaqes ujore në Oqeanin Paqësor, duke sjellë kushte ekstreme të motit, sipas meteorologëve do të shfaqë ndikimin e vet edhe në vendin tonë. “Ndonëse është qindra kilometra larg nesh, duhet të mendojmë që klima është një në të gjithë globin. Domethënë, nga ngrohja e sipërfaqeve ujore atje, rrymat depërtojnë edhe në Mesdhe.” Me aktivizimin e El Niños, meteorologët parashikojnë verë më të nxehtë dhe më të gjatë, duke rritur rrezikun për zjarre. Fenomeni parashikohet të aktivizohet nga qershori në gusht, por se kur do të ndihet më tepër në Shqipëri, meteorologët thonë se do të varet nga kombinimi i tij...
Burimi:
javanews.al