Edhe në shi/ Qytetarët i përgjigjen thirrjes së opozitës, pjesëmarrje masive në protestën kombëtare
Edhe në shi/ Qytetarët i përgjigjen thirrjes së opozitës, pjesëmarrje masive në protestën kombëtare Pjesëmarrje masive qytetare po shënohet në protestën e thirrur nga opozita, ku mijëra njerëz po mblidhen përpara Kryeministrisë për të shprehur kundërshtinë ndaj qeverisë. Sheshi dhe bulevardi kryesor po mbushen vazhdimisht me protestues që po vijnë nga zona të ndryshme, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dominojnë atmosferën. Qytetarët po qëndrojnë të vendosur në shesh, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, duke treguar vendosmëri dhe angazhim të lartë në këtë tubim opozitar. Me pankarta, flamuj dhe brohorima të vazhdueshme, protesta po zhvillohet me intensitet, ndërsa pjesëmarrja po mbetet e lartë nga momenti në moment. Pamjet nga terreni tregojnë një grumbullim të madh njerëzish përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët po...
Burimi:
sot.com.al