Dokumenti/ Parlamenti Europian zbardh rezolutën e plotë për Shqipërinë, nga zonat e mbrojtura tek sundimi i ligjit

Dokumenti/ Parlamenti Europian zbardh rezolutën e plotë për Shqipërinë, nga zonat e mbrojtura tek sundimi i ligjit

Parlamenti Evropian miratoi sot rezolutën për raportin e vitit 2025 mbi Shqipërinë, duke vendosur theksin te sfidat kritike që mund të pengojnë ambicien e vendit për anëtarësim deri në vitin 2027. Ndonëse rezoluta vëren hapjen e të gjitha kapitujve negociues, dokumenti vlerëson se qeveria shqiptare duhet të ketë vëmendje tw shtuar te zonat e mbrojtura dhe tek institucionet që lidhen me sundimin e ligjit. Një pjesë e konsiderueshme e rezolutës i kushtohet ndërhyrjeve në zonat e mbrojtura. Parlamenti shpreh “keqardhje të thellë” për zgjatjen e Ligjit për Investimet Strategjike, i cili redukton mbikëqyrjen mjedisore. Dokumenti citon kritikën e Komisionit për një projekt zhvillimi luksoz në shkallë të gjerë (referuar ishullit të Sazanit) që kërcënon zona ku jetojnë specie të mbrojtura si flamingo, foka dhe breshka....