Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë të dytë në play off-in e Conference League

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë të dytë në play off-in e Conference League

Dinamo e Tiranës ka fituar 4-0 me letonezët e Audës duke përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë. Në këtë mënyrë siguroi kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 4-1, duke kaluar për herë të dytë në historinë e saj në play-off-in e Conference League. Dinamo e nisi takimin me ritëm të lartë, por golin e parë e gjeti vetëm në minutën e 36-të. Qardaku lëshoi një goditje fantastike nga hyrja e zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. Në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goditja e dytë. Në minutën e 45-të, Qefalia realizoi një gol spektakolar pas një koordinimi të bukur me Qardakun, duke e mbyllur fraksionin e parë në avantazhin 2-0.Dinamo nuk u tërhoq as pas pushimit. Në minutën e 51-të,...