Dinamo me fitore spektakolare ndaj Astana në transfertë dhe siguron kualifikimin për në raundin e dytë

Dinamo me fitore spektakolare ndaj Astana në transfertë dhe siguron kualifikimin për në raundin e dytë

16 Korrik 2026 19:45 Telesport Dinamo ka përmbysur humbjen 1-0 në shtëpi ndaj Astana dhe ka fituar 1-4 pas kohës shtesë në transfertën e luajtur sot pasdite në Kazakhstan, në turin e parë në Conference League. Sfida u zhbllokua në minutën e 24-të. Vendasit kaluan të parët në avantazh, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Bauyrzhan Islamkhan, pas faullit të Usni Ismailit. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Astanën. Në pjesën e dytë ndodhu surpriza e madhe. Kipras Kazukolovas ndal topin me dorë brenda zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë, që ishte i dyti për të. Bruno Dita barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 61-të, Hekuran Berisha shënon një gol tejet të bukur, duke kaluar Dinamon në avantazh....