Deklaratat e Koçekut se u kërcënua nga Bajrat, ministri Gogu: S’ është lajm politik, institucionet të zbatojnë urgjentisht detyrën

Deklaratat e Koçekut se u kërcënua nga Bajrat, ministri Gogu: S’ është lajm politik, institucionet të zbatojnë urgjentisht detyrën

Toni Gogu TIRANË-Ministri i Drejtësisë Toni Gogu në një deklaratë për mediat para nisjes së seancës plenare në Kuvend, ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetes Marjana Koçku, ku pretendon se është kërcënuar nga fisi i Bajrave në Shkodër. Ministri Gogu u shpreh se ky nuk është më një rast politik, por një rast që duhet të hetohet sa më parë nga institucionet përgjegjëse nëse ka ndodhur. Toni Gogu: Kur një qytetar, aq më tepër një deputet, sinjalizon për kërcënim, ky nuk është lajm politik, është lajm që i takon shtetit të së drejtës, jam i bindur që institucionet të ngarkuara me ligj duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën. Asnjë qytetar nuk mundet të jetojë nën fuqinë e kërcënimit, por kjo është një punë për organet hetimore dhe...