“Certifikatë karriere”/ Policia e Shtetit vlerëson 7 efektivë që dolën në pension, pas mbi 40 vitesh shërbim
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vlerëson me Certifikatën e Karrierës, 7 punonjës policie që kanë shërbyer për më shumë se 4 dekada në strukturat e Policisë së Shtetit. Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm: “Përshëndetje, Sot është një ditë vlerësimi, respekti dhe mirënjohjeje për 7 kolegët tanë, të cilët pas një rruge të gjatë dhe dinjitoze në radhët e Policisë së Shtetit, mbyllin një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre profesionale. Jemi mbledhur jo thjesht për të përcjellë disa punonjës në pension, por për të vlerësuar dhe nderuar kolegë që kanë dhënë dekada nga jeta e tyre për sigurinë publike, për forcimin e institucioneve dhe për edukimin e brezave të rinj të Policisë. Secili prej jush ka lënë gjurmë...
Burimi:
sot.com.al